A ËSHTË CAPITAL T SHEMBULLI MË I MIRË PËR RININË?!

By

Reperi Capital T i cili së fundmi ka publikuar mixtapen ‘Slumdog Millionaire’ i ka dhënë vetes pak pushim dhe është duke udhëtuar në disa shtete europiane.

Gjatë qëndrimit në Lubjanë ai ka shkrepur një fotografi të cilën e ka shoqëruar me një shkrim në gjuhën angleze.

Kurrë mos humb shpresën. Mbi asgjë, nga lagjet e varfëra arrita tek gjërat e mira, e konsideroj veten se jam një shembull i mirë për rininë, një fakt i pastër që ti mundesh dhe do ti arrish synimet, ti mundesh dhe do ti prekësh ëndrrat e tua. – janë fjalët e Trim Ademit në postimin e bërë.

Kapo është nga të paktët reperë që nuk ka skandale e as konflikte në skenën tonë muzikore.

Si mendoni ‘A është Capital T shembulli më i mirë që i ofrohet rinisë tonë nga hip hop artistët’?/Prive.al

Artikuj të ngjashëm