A e mbani mend Ema Smajlin?! Ja sa ka ndryshuar ajo sot

By

Për shumë prej fëmijëve në Kosovën e fillimviteve 2000 ajo ishte një shembull për t’u ndjekur.

Këngëtarja Ema Smajli në rininë e saj solli shumë hite për fëmijë që akoma mbeten në kujtesën e shumëkujt.

Por me kohën që kaloi, Ema u ‘zhduk’ nga skena muzikore duke mos e preferuar evoluimin nga një artiste për fëmijë në një këngëtare që me ndryshimin e moshës ka edhe një tjetër target.

Paraqitjet e saj janë shumë të rralla, mirëpo janë rrjetet sociale ato që na risjellin në vëmendje këngëtaren e dikurshme.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set fotografik për veshjet e dizajnerit të ri Egzon Kazagiqi që tregojnë më së miri transformimin në stil që shfaqin një tjetër Emë nga ajo që mund ta kemi në kujtesë prej para shumë vitesh.

Më poshtë fotografitë.

Artikuj të ngjashëm