A e largoi i dashuri Gjirën prej muzikës?! (Video)

By

Gjira Kajtazi 2015-tën po e përmbyll jo aktive në muzikë. U bënë kohë që ajo nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri.

Faktorët ishin të shumtë pse Gjira nuk solli ndonjë këngë të re e ato i tregoi në Prive.

Pauzë u bë për shkak se Kajtazi dëshiron tani e tutje të sjell një frymë ndryshe në këngët e saj e përpos kësaj ideje ajo që largoi pak nga muzika këngëtaren janë bashkëpuntorët të cilët ‘ia kanë gërdit muzikën’ duke qenë jo korrekt.

Në media “fajtor” u cilësua i dashuri i saj duke thënë që ai e largoi nga muzika por kjo nuk është e vërtetë, madje sipas Gjirës ai është mbështetësi më i madh i karrierës së saj.

Gjithë ky largim u mendua të jetë martesa e Kajtazit por kjo nuk ka ndonjë datë edhe pse lidhja e tyre është serioze.

Artikuj të ngjashëm