A e ka gjetur Blerim Destani nusen ?!

By

Ditëve të fundit, në rrjete sociale e pamë tejet aktiv me premierat në Europë të filmit më të ri ‘Frauen’ ku edhe ka rolin kryesor.

Pasi përfundoi disa prej paraqitjeve në tapetin e kuq në Gjermani ku kishte një interes të jashtëzakonshëm edhe nga mediat, Blerim Destani zbarkoi sot në Prishtinë me aeroplan privat me Noizyn e Kreshën, dy miqtë e tij shumë të mirë.

Premiera në Pri Film Fest e solli aktorin në kryeqytet. E pak minuta pas mbërritjes, Blerimi foli direkt në Klan Kosova për projektin filmik ‘Frauen’ që në shqip i bie ‘Gratë’.

Aktori në ‘Ora e Pasditës’ tregoi pak nga skenari i filmit dhe peripecitë që e shoqëruan realizimin e filmit.

Por, a e ka gjetur nusen Blerimi ashtu siç e gjen në fund të ‘Frauen’ ?!

‘Është e vështirë të gjendet njeriu i duhur’ – u shpreh shkurt aktori në intervistën dhënë emisionit ‘Ora e Pasdites’. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm