A e dini pjesë e cilit klip ka qenë dikur Loredana?

By

Sot është një prej artisteve më të pëlqyera.

Loredana Zefi numëron hite në nivel global me miliona shikime teksa me gjithë Mozzikun nuk lë sallë pa e mbushur në koncerte.

Por, nëse nuk e keni ditur, vetëm pak kohë më parë, konkretisht në fillim të 2017-tës, Loredana ka qenë pjesë e një klipi të një tjetër artisti.

Me dy shoqe të saj, me të cilat tashmë sic mësohet, Loredana nuk e ruan miqësinë, ajo ka qenë pjesë e klipit të Yll Limanit, ‘Ke pi sonte shumë’.

Atëbotë, lidhja me Mozzik ishte vetëm në fillesat e para të historisë e cila do bëhej më e pëlqyera ndër shoubizin shqiptar e që si fryt të dashurisë pati vajzën Hana e cila erdhi në jetë në muajin Dhjetor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm