‘A e din’ vjen nga 2po2

By

Reperi 2po2 sapo ka publikuar me videoklip projektin e ri të titulluar ‘A e din’.

Kjo këngë me ritëm duket të jetë një projekt që do ketë sukses të madh këtë verë.

Mixey i Authentic Entertainment është personi që është marrë me muzikën, teksti është shkruar nga vetë 2po2 kurse Max Production e ka vizuelizuar ‘A e din’

Ndryshe, kjo këngë është e dyta në rradhë nga albumi i reperit ‘2020’ që shënon dy dekada në skenë të Besnikut. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm