A do ta vizitosh Kosovën? Fituesja e Eurovizionit, jep përgjigjen e saj

By

Këngëtares së njohur izraelite, Netta Barzilai, e cila u shpall fituese e festivalit europian të këngës këtë vit, ka marrë një pyetje interesante nga shqiptarët.

Faqja shqiptare në Twitter, “Eurovizion Kosovo”, i ka parashtruar këngëtares pyetjen nëse do të vijë ta vizitojë Kosovën, dhe ajo është përgjigjur shumë shpejtë.

Netta që mori vendin e parë në Eurovision këtë vit, ka thënë që nuk ka qenë kurrë në Kosovë, por që shpreson se do të vijë.

Përndryshe, Izraeli bën pjesë në mesin e shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, megjithatë artistja ka shprehur dëshirë ta vizitojë vendin.

“Nuk kam qenë kurrë atje! Shpresoj të vij së shpejti”, ka shkruar ajo, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm