A do jetë Dua Lipa në Shqipëri me 24 Qershor ?!

By

U përfol shumë mundësia e ardhjes së Dua Lipës në Shqipëri me 24 Qershor, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Top Awards.

Një performancë e tillë pa dilemë se do t’i shtonte shkëlqimin një spektakli të tillë në formë eksperimentuese që vjen pas 12 edicioneve të Top Fest që viteve të fundit, humbi shkëlqimin dhe peshën e dikurshme.

Dyshimet u shtuan kur autori i Top Awards, Ledion Liço u pa në Londër me babain e Duas, Dukagjinin.

Megjithatë. duket se planet kanë dështuar pasiqë 24 Qershori për Duan është rezervuar si agjendë në Austri.

Prive mëson se tashmë është zyrtare se Dua do të performojë hitet e saj për publikun austriak në festivalin e njohur “Donau Insel Fest”.

Ky festival i përvitshëm mbledh këngëtarë e bende të llojeve të ndryshme të muzikës në mënyrë që secili që merr pjesë të gjej veten e tij në krijimet muzikore.

Paraprakisht, në “Donau Insel Fest” ka performuar edhe Rita Ora. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm