93 vjeçari ngacmon Melaninë, ja si reagon Donald Trump

By

Veterani 93 vjeçar i D-Day (dita e çlirimit të Francës nga forcat naziste), nuk mund ti rezistonte flirtit me Zonjën e Parë Melania Trump.

Veterani Thomas Cuthbert do të takonte çiftin Trump dhe Mbretëreshën Elizabeth II  dhe vajza e tij Carole Monk e porositi që të sillej si duhej.

“Ia hoqa vërejtjen që të sillej më respekt,” tha Monk për Daily Mail. “Ai është i respektueshëm gjithmonë por nganjëherë thotë gjëra të panevojshme.”

Por biseda me vajzën e tij nuk e ndali Cuthbert i cili ka medaljen “Legjioni i nderit”, të mahnitej me bukurinë e Melanisë.

“Oh, ajo është një zonjë e mirë a po jo?” tha Cuthbert teksa po shtrëngonte dorën e Melanisë dhe Presidenti Trump po e falënderonte. “Po mos të ishe ti dhe po të isha 20 vjet më i ri…” vazhdoi Cuthbert.

Trump u zbavit shumë me komentin e veteranit duke i thënë “Ti do ta përballoje, nuk ka dyshim për këtë.”

 

Artikuj të ngjashëm