9 vjet me Klanin: Në NIN zihet loja, moderatorët përgjigjen në pyetjet provokative të Dinit (VIDEO)

By

Klan Kosova me 17-të Shkurt mbushi 9-të vjet ekzistencë.

E festa në televizion do vazhdojë edhe sonte me Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin.

Nikoqiri i emisionit NIN do ketë në panelin e tij nikoqirët e plot emisioneve të tjera, kolegët e tij për vjet e vjet me radhë.

Liberta Spahiu e Prive, Kushtrim Sadiku i Info Magazine, Emanuell Syla nga Sports Show dhe Naile Dema nga Lajmet, vijnë në NIN për të rrëfyer përvojat e tyre gjatë punës në televizionin më të madh në vend.

Por kjo s’përfundon me kaq.

Ata do të jenë protagonist të lojërave të Dinit, duke u përgjigjur në disa pyetje interesante, të tjera qesharake dhe disa provokative.

Mos harroni sonte në ora 21:40 në Klan Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm