5 gjërat që na mësoi Eurovisioni

By

Nuk mund të mbajë politikën jashtë

Organizuesit e garës insistojnë që eventi është jo politik. Kishte tension të pa evitueshëm në mes regjioneve dhe grupi Hatari nga Islanda shfaqën banerin Palestinian live në television.

Një këngë e mirë e mund një skenë të mrekullueshme

Kishte shfaqje spektakulare këtë vit. Eurovisioni është garë këngësh dhe nuk ka nevojë për shfaqje skenike që kënga të ketë impakt.

Edhe një emër i madh mund të zhgënjejë

Madonna u prit me padurim në skenë, edhe njerëz që nuk janë ndjekës të Eurovisionit u siguruan q të ishin aty atë natë që ajo do të performonte. Por ajo dështoi në notat e larta të këngës së saj “Like A Prayer” dhe performimi i këngës së saj të re në bashkëpunim me reperin Quavo nuk ishte ndër më të mirat.

Republika e Maqedonisë tani quhet Maqedonia e Veriut

Pas një marrëveshje me Greqinë vitin e kaluar, shteti që më parë njihej si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë u lejua që të kishte emër të ri.

Falë performancës impresive të Tamara Todevska në Eurovision, shumë njerëz në botë e dinë që tani quhet Maqedonia e Veriut.

Pesëshja e madhe nuk është dhe aq e madhe

5 shtete japin më shumë  mjete financiare se vendet tjera për Eurovisonin, në mënyrë që të kalojnë në gjysmë finale.

Nga ana tjetër kjo nxit zemërim tek fansat të cilët besojnë që ato shtete duhet ta meritojnë vendin e tyre në finale sikurse shtetet tjera.

Italia erdhi e dyta në finale. Por tri vende të “pesëshes së madhe” Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk u futën as në top 20. Kur Gjermania pranoi zero pikë nga votat e publikut ishte moment mjaft i turpshëm.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm