Luana nis ditën pa grim e pa filter (FOTO)

By

Luana Vjollca hyn në grupin e personazheve që komentohen tej mase për imazhin që reflektojnë.

Mjafton një fotografi e prezantueses së shndërruar në këngëtare që në rrjete sociale e media online të komentohet secili detaj.

Por duket se një nga një, të gjitha aludimet Luana do t’i shuajë vetë.

Pasi u ‘mbylli gojën’ atyre që thanë se vesh të brendshme me mbushje për formë të të pasmeve, Vjollca tashmë ka postuar një tjetër fotografi, kësaj rradhe jo në bikini.

Në imazhin më të ri, bukuroshja shfaqet pa grim dhe filter për të dëshmuar se bukuria në fakt nuk i varet nga këto dy komponentë.

Ndryshe, e ardhmja në televizion, për Luanën mbetet e paqartë. Tashmë kur emisioni i saj ‘Pa Limit’ është mbyllur, nuk dihet nëse ajo do jetë akoma nga Shtatori pjesë e Top Channel apo do të nis një aventurë të re televizive, ashtu si motra e saj, Marina e cila ka lënë Top Median pas 12 viteve për të zbarkuar në Klan. /Prive.al/

Vere,diell,ndjenje.. #nomakeup #nofilter

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Artikuj të ngjashëm