Nuk do besoni se kush është ‘bomba’ në klipin e Majkit

By

Këngëtari nga rradhët e Babastars, Majk pak ditë më parë publikoi projektin ‘Katile’ i cili mori vëmendje të madhe në publik duke u pëlqyer nga fansat e artistit.

E krahas këngës, vëmendje të madhe mori edhe ‘bomba’ në klip e cila mbeti anonime.

Por kush është vajza protagoniste tek ‘Katile’?! Të gjithë ju që mendoni se është modele e huaj gaboheni për faktin se emri i saj është mjaft i njohur.

Fjala është për Valbona Bajraktarin, bukuroshen e cila rreth pesë vite më parë pati marrë vëmendjen e madhe në opinion falë lidhjes së dikurshme me banorin e Big Brother 5, Elvis Gjinin.

FOTO: Ish-çifti, Valbona dhe Elvisi, para rreth pesë viteve

Dyshja kanë ndarë rrugët tash e një kohë të gjatë por duket që pavarësisht se vitet kanë kaluar dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë edhe pamjen e jashtme, Valbona vazhdon të mbetet aktuale dhe prezente në paraqitje publike. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm