Çka thotë Veseli për bisedat e publikuara me Damianon?!

By

Se spektakli ‘Big Brother’ nuk është plotësisht real dhe ngjarjet diktohen shpesh nga produksioni, dihet tash e një kohë të gjatë. Megjithatë, për edicionet ndër vite shpesh dyshimet janë mbuluar në një cenzurë të përcaktuar nga kontratat e nënshkruara paraprakisht që i kanë limituar paraqitjet publike të ish konkurentëve.

Por, ky edicion i cili arriti të fitoj një vëmendje mjaft të madhe në opinion, në një rast të paprecedent shkaktoi lajm edhe më shumë me pakënaqësitë e ish-banorëve që nuk janë rezervuar për t’i denoncuar dallaveret. Kështu kishte vepruar tre javë më parë Donjeta Sejdiu si e ftuar në hejWazzup ku shpalosi versionin e saj të prapaskenave të spektaklit.

Ajo akuzoi produksionin për manipulim të rrjedhave dhe keqtrajtim gjatë periudhës kur mbahej e izoluar, ndryshe prej Damianos i cili si ish partner i saj kishte një trajtim ndryshe. Këto deklarata të Donjetës u morën me skepticizëm nga një pjesë e fansave të cilëve pohimet e vajzës nga Kosova iu dukën kontradiktore në një varg komentesh që gjenden lehtësisht në rrjete sociale

Megjithatë, rrjedha e ngjarjeve po dëshmon që Donjeta, ka pasur të drejtë! Portali JetaOshQef në Shqipëri ka publikuar disa biseda mes Damianos dhe Veselit që shfaqin koordinim deri në detaje të dy djemve në periudhën kur Damiano pas largimit të Donjetës priste të hynte sërish, si i vetëm në shtëpinë më të famshme në shqiptari.

Por çka thotë i apostrofuari në rast, Vesel Kurtishaj?! Wazzup ka kontaktuar fituesin e BB8 dhe detajet i kuptoni në videon e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=pKDeo-xGk0Y

Artikuj të ngjashëm