4 vjet pa Dr.Florin, kështu e kujton Aurela Gaçe (VIDEO)

By

Aurela Gaçe, sot ka kujtuar mikun e saj më të mirë, i cili nuk jeton më, Dr. Flori.

Ajo postoj pamje nga projekti bashkë me të, dhe shkroi: ‘Flori mungon për bisedat, humorin, nervin, shpirtin e pastër, për ato ide që vetëm ti i kishe. Në cdo koncert je me muar, e sa herë këndoj pak nga ato që na le, ta dish se publiku këndon me shpirt. Më mungon, miku im’, shkroi ajo.

Aurela dhe Dr.Flori kanë pasur disa bashkëpunime dhe përveç kësaj kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Dr.Flori emri i të cilit ishte Floran Kondi, vdiq më 17 nëntor të vitit 2014.

Artisti vdiq në moshën 35-vjeçare pasi dyshohej për mbidozë.

Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm