Vendimi i shqiptarit, kuzhinierit më të mirë në botë do t’iu lë pa fjalë!

By

Në listën e shqiptarëve që na bëjnë krenarë në botë, emri i tij stoikisht qëndron në krye tek fusha e kulinarisë.

Shqiptari nga Maqedonia, Rene Redzepi ka arritur që me punë të shndërrojë restorantin e tij në Danimarkë si më të mirin në botë për vite të tëra rresht.

‘Noma’ tashmë njihet si më i miri restorant i dekadës por kjo duket se nuk është e tëra që ka synuar Redzepi.

Duke dashur akoma më shumë, në pak kohë nis një kapitull i ri për kuzhinierin.

Gazeta prestigjioze The Guardian në numrin e ri i ka kushtuar një artikull të gjatë Noma-s dhe ndryshimeve që po vijnë.

Restoranti në Danimarkë, brenda një muaji do të servojë të fundin vakt.

Kjo për faktin se Rene me gjithë stafin do të zhvendoset në qytetin e Tulumit në Meksikë ku përkohësisht do hapin restorantin në ambient të hapur thellë në xhungël.

Duke inkorporuar shijet dhe bimët e zonës, kuzhinieri mëton të sjellë diçka të paparë më herët në fushën e kulinarisë për shtatë javë rresht.

Pas kësaj eksperience të jashtëzakonshme, Rene do t’i rikthehet Kopenhagës për të risjellur Noma-n në një tjetër dimension. Limiti i 39 vjeçarit definitivisht duket të jetë vetëm qielli. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm