Ilda Bejleri reagon ndaj thashethëmeve për lidhjen me futbollistin e njohur!

By

Në ndejën e organizuar për ditëlindjen e Top Channel u panë shumë ftyra të njohura publike, por një vëmendje të madhe e morri afërsia e Ilda Bejlerit dhe futbollistit Bekim Balaj.

Që të dy emra të lakuar shpesh për histori dashurie, dhe pikërisht ky ishte dhe kryetitulli i lajmit, por vetëm se kësaj radhe ata u lidhën për një histori të përbashkët dashurie.

Ilda Bejleri si një reagim ndaj shkrimeve ka vendur një fotografi në profilin e saj Instagram, ku shihet në shoqërinë e Bekim Balajt por dhe të futbollistëve tjerë si Odise Roshi dhe Jahmir Hyka.

Se Ilda mund të ketë një afërsi me disa nga futbollistët për shkak dhe të punës si gazetare sporti këtë e dim, por gjatë tërë këtij procesi të punës, afërsitë e miqësitë e krijuara mund të kenë dhe shkëndija dashurie e lidhjesh.

E nëse do të ketë diçka serioze në këtë drejtim, do të zbulohet me kohë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm