Flori ‘thumbon’ këngëtaren shqiptare?!

By

Mbrëmë vonë, këngëtari Flori Mumajesi u bë kryetemë e medias me incidentin e rëndë në qendër të Tiranës ku iu dogj qëllimisht vetura luksoze.

Por vetëm pak orë para se këngëtarit t’i digjnin makinën e shtrenjtë ai së bashku me Dj Vicky kanë postuar në Instagram një video me “bletë e grerëza”.

“Nuk mbulohet kalaja me perde o bletushe”, shkruan Flori Mumajesi në përshkrimin e videos së publikuar rreth orës 22.

Ky lloj postimi ka ngjallur dilema të mundshme se mos ai ka ‘thumbuar’ me fjalë këngëtaren Bleta Brovina e cila dje publikoi projektin e ri ”Shumë lehtë’.

Në videoklip, këngëtarja e re që ka tërhequr vëmendjen e publikut shfaqet mbi një kali që mbulohet nga pelerina ngjyrë hiri e veshur prej Brovinës.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë thjështë koincidencë meqenëse edhe paraprakisht, Flori Mumajesi bashkë me Dj Vicky ka postuar dhjetëra video me filterin e njejtë të Snapchat duke argëtuar ndjekësit në rrjete sociale me dozën e humorit.

Ndonëse jo të shumtë në numër, rastësitë e tilla që sjellin dyshime e keqkuptime të vogla duket se nuk po mungojnë mes artistëve shqiptarë. /Prive.al

bleta-brovinaa

Artikuj të ngjashëm