‘Duam’ tashmë edhe në Youtube! (VIDEO)

By

Është një ndër këngëtaret më të komentuara shqiptare e kudo që shkon ajo krijon lajme e hedhë deklarata paksa ‘tendencioze’ ku portalet pastaj mirren me deshifrime e me aludime.

Një konfirmim që ndodhi për shtatzëninë nga ana e këngëtares Tuna, bëri që portalet të pushtoheshin nga shkrime të shumta edhe pse është folur kohë më parë por pa prononcimin e vetë artistes.

Me konfirmimin e lajmit bëri të harrohet ajo për çka ishte aty, konkurimi në ‘Kënga magjike’ pas një kohe të gjatë.

Balada ‘Duam’ një këngë e stilit Tuna është një prodhim nga produksioni Threedots, me  tekst  dhe muzikë nga Flori Mumajesi.

Kënga eshte pritur mirë dhe ka marr një numër të kosiderushëm klikimesh në orët e para të publikimit në Youtube.

Festivali ‘Kënga magjike’  fillon më 7 dhjetor, dhe do të jetë një garë e fort pasi që prurjet e artistëve këtë vit janë shumë serioze. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm