Capital T e Xherdan Shaqiri, miqësi për t’u marrë shembull

By

Reperi Capital T na ka njoftuar dhe më herët me miqësitë që ka me disa nga sportistët më saktësisht futbollistët shqiptar që veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës.

Por njëri nga këta futbollist e gëzon epitetin e mikut më të afërt të vetë reperit, është Xherdan Shaqiri.

Të dy kanë jetë me obligime të shumëta por që gjithmonë gjejnë kohë për t’u takuar pasiqë në kohët e fundit kemi hasur në takime të shpeshta të dyshes.

Kështu ka ndodhur dhe tani, kur reperi Capital T, ka postuar një fotografi i cili gjendet bashkë me futbollistin Xherdan Shaqiri në qytetin e Londrës.

28 Nëntori duket se i ka bërë bashkë djemtë shumë kilometra larg vendit të origjinës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm