ZBULOHET! Ja ku e me kë u ‘zhduk’ Enca për tre ditë

By

Enca Haxhiu di çdo herë që me projektet e me imazhin që paraqet tek publiku të zgjoj interesimin e adhuruesve të saj dhe rrjedhimisht edhe medias.

Njejtë bëri edhe së fundmi kur lajmëroi zhdukjen e saj për tre ditë, duke mos lënë të kuptojmë se çfarë kishte ndërmend të bënte.

Por siç duket prapë se prapë ajo nuk është duruar pa rrjete sociale dhe na ka zbuluar që arratisja e saj është zonën piktoreske të Valbonës.

Një fotografi e postuar na sjell këngëtaren të relaksuar nga bukuritë e vendit e me veshje sportive për të cilën duket se ka pasur nevojë pasi që këtë e ka cekur dhe më mbishkrimin e fotografisë së postuar ku shprehet që çdo kush meriton të pushoj ca ditë.

Duket se artistja është lodhur paksa nga rutina e punëve të përditshme, dhe bukuria malore është e duhura zgjedhje në këto ditë vjeshte ku siç mësohet nga burime pranë saj, po kalon kohë me shoqërinë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm