Mesazhe të shumta ngushëllimi në drejtim të babait të Ergi Dinit

By

Tragjedia e mbrëmshe e vdekjes së këngëtarit Ergi Dini preku të gjithë shqiptarët e në veçanti botën e artit ata të cilë edhe ishin më afër dhe e njohën më mirë atë.

Vuajtjes së madhe të familjes po i ndihmojnë disi ngushëllimet e shumta e të sinqerta nga anembanë bota.

Në drejtim të babait të Ergit, zotri Dashamir Dinit gazetar i njohur në Radio Televizionin Shqiptar erdhën mjaft mesazhe ngushëllimi e një ndër ta i kishte ardhur nga Roterdami i Holandës.

Ky është edhe ngushëllimi i plotë i dërguar nga një mik i babait të të ndjerit:

“Dashamir Dini, mikvellai im,
Nuk ka asnje dhimbje me te madhe per nje qenie njerezore se sa kur humb pergjithmone te dashurin e tij.
Ne kete kohe te veshtire per Ju, edhepse nuk mund te jem aty, pranë jush, une dua ta dini se jam shume prane dhe ne mendjen Tuaj, e ku kurgje nuk kisha dashte me shume se sa sot te isha ne Shkodren loce per ta ndare kete pikellim te madh me Ju, e per T’ua lehtesuar sadopak kete dhimbje te madhe ne shpirt.
Me vjen shume keq per humbjen e djalit Tuaj, me vjen tmerresisht keq per shuarjen e ketij YLLI te madh te muzikes sone, te atij djaloshi qe po mahniste krejt boten shqiptare me talentin e me zerin e tij brilant!
Emri i tij i mire mos u harrofte kurre!
Lamtumire Ergi Dini! ”  /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm