Dhurata Dora befason komplet natyrale (FOTO)

By

Ajo është një ndër këngëtaret që së fundmi, me ndryshimet në stil është shndërruar në një ‘trend-maker’.

Çdo paraqitje e saj në videoklipe, koncerte dhe intervista shoqërohet me vërshim fotosh në rrjete sociale dhe etiketime nga fanse të shumta që duan të duken si ajo.

Por, Dhurata Dora nuk hyn në grupin e femrave që nuk e bëjnë as edhe një hap të vetëm përtej shtëpisë pa grim.

Në një foto të postuar nga vetë këngëtarja në Snapchat, shihet se ajo ka vendosur të jetë plotësisht natyrale në Gjermani, teksa shijon ditët e zakonshme përtej glamurit dhe dritave të aparatit siç ndodh në trojet shqiptare.

Dhurata duket mjaft mirë edhe në këtë formë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm