Një tjetër shqiptare në ndejën e Anastasia Beverly Hills (FOTO)

By

Make up artistja e njohur Anastasia Beverly Hills në Los Angeles e ka si traditë qe çdo vit të organizojë ndejë private për festën e Halloween me miq, bashkëpuntorë dhe emra të njohur të ekranit.

Ajo kujdeset që çdo vit këto ndeja të ngelen në mendjen e mysafirëve duke u perkujdesur për çdo detaj. E këtë herë mysafire e saj ishte edhe make up artistja shqiptare Sellma Kasumoviq.

Mirepo kjo nuk është e gjitha për faktin se edhe nje tjetër shqiptare ishte e pranishme në këtë mbrëmje të veçantë. Anxhelina Hadergjonaj , e cila shumë shpesh është parë nën shoqërinë e make up artistit të motrave Kardashian Aurelit, kishte përzgjedhur të dukej si Christina Aguilera dhe pamja e saj me të vërtetë i ngjante nje dirty Chrisy të viteve të 200ta.

Fotografia është postuar nga e ëma Alberija, e cila ka dëshmuar edhe një herë se vajza e saj çdo ditë e më shumë po arrinë të shoqërohet me fytyra te njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë është e sigurt, sipas postimeve të mbrëmshme po duket se gjithë të pranishmit janë kënaqur fort. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm