Cili çift i famshëm festoi dje tre vjetorin e martesës ?! (FOTO)

By

Këngëtari Alban Mehmeti për publikun fillimisht u bë i njohur me grupin Aurora ku patën suksese të jashtëzakonshme në fillimet e tyre e pas një kohe Albani zgjodhi të vazhdojë si këngëtar solo e mbi të gjitha ndërroi edhe zhanrin e këndimit ku u fokusua tek muzika popullore.

Dita e djeshme ishte diçka speciale për të, jo për nga muzika por për nga jeta private sepse ai kishte përvjetorin e martesës duke mbushur kështu plotë tre vite me personin e tij të zemrës Fjollën, ndërsa nga martesa me të sot gëzon edhe një djalë të cilin e kanë quajtur Lurn.

Albani zgjodhi rrjetin social Instagram për t’a uruar bashkëshorten mbi këtë ditë të veçant me disa fjalë shumë speciale “Sot 3 vjet, i lumtur dhe krenar që do të kem pranë gjithë jetën. Urime ❤️ pritshim edhe shumë bashkë me Lurnin tonë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Fjollës ku publikoi një foto nga festa e tyre  e duke shkruar “3 vjet martesë si 3 ditë, falemnderit Zot që ju kam dhe ju paqa gjithmonë”.

Kujtojmë se artisti është shumë i angazhuar nëpër mbrëmje muzikore ndërsa projekti i tij i fundit kishte kënga “Aman” të cilën e solli me videoklip. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm