Sabri Fejzullahu në vizitën e parë tek Sinani si prind (FOTO)

By

Këngëtarë të mirë kemi shumë por të rrallë janë ata si Sabri Fejzullahu, artisti i cili për vite me rradhë po vazhdon të na mbushë zemrën me dashuri e gëzim përmes muzikës dhe artit që ai krijon.

Edhe pse në moshë të shtyer ai ka energji të jashtëzakonshme dhe nuk ndalet nga aktivitet e tij as edhe për edhe një herë të vetme.

Sabriu njihet për miqësinë e tij me shumë këngëtarë nga estrada por një prej tyre e veçon më tepër. Bëhet fjalë për Sinan Hoxhën për të cilin këngëtari dihet se ka mardhënje shumë të mira e nuk mungojnë shpesh vizitat që ata i bëjnë njëri tjetrit.

Mbrëmjen e kaluar ata kanë darkuar së bashku e aty ishin edhe bashkëshortet e të dy artistëve, zonja Nera Fejzullahu dhe Andrra Destani.

Një detaj interesant ishte se çifti nga Kosova zgjodhën të publikojë një foto me djalin e autorit të hitit “Pina pina” Ansin e teksa ai shihet shumë i lumtur në krahët e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm