2PO2 zbulon edhe detajet e fundit për projektin ‘El Chapo’!

By

Vitit 2016 mund të cilësohet lirisht si një ndër vitet më të suksesshme të reperit 2PO2 i cili nuk ka ditur të ndalet si në prurje të reja ashtu edhe në performanca të shumta anekënd botës.

Albumi ‘2020’ pjesë e të cilit është edhe projekti ‘El Chapo’ tashmë gati është publikuar i tëri duke mbetur kështu të publikohet vetëm edhe një projekt i cili është bashkëpunim me reperin Vig Poppa.

Pothuajse të gjitha projektet e këtij albumi kanë qenë të pajisura me videoklip gjë që vlen të theksohet pasi që deri më tani asnjë artist nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Artisti ditën e sotme del me detajet finale të ‘El Chapos’ teksa tregon edhe orarin e saktë se kur do të lansohet kënga në platformën Youtube.

Besniku ka zgjedhur mesditën e parë të vitit 2017 pra orën 12:00 si kohën ideale për publikimin e prurjes së re.

Kujtojmë se projektet e fundit të reperit duke nisur nga bashkëpunimi me Elinel për të vazhduar me Unikkatilin, Ermalin dhe Capital T kanë qenë frymë e Hip Hopit të pastër duke përçuar kështu edhe mesazhe mjaft të mira në to. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm