Suksesi i rradhës i Dua Lipës !

By

Këngëtarja e famshme me origjinë Kosovare, Dua Lipa po ngjitet rrugës së famës me hapa të sigurtë.

21 vjeçarja po numëron suksese të shumta në skenën e muzikës ndërkombëtare.

Së fundmi ajo është rradhitur nga revista prestigjioze “Rolling Stone”, e para në listën e dhjetë këngëtarëve të rinj të muajit që duhet njohur. Edhe vetë këngëtarja siç duket është krenare për këtë sukses të rradhes pasi që këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në profilin personal në Instagram.

Krijuesja e hitit “Hotter Then Hell”, ditë më parë ka lansuar edhe këngën e saj të fundit “Blow Your Mind”. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm