Reperi 2po2 vazhdon me paralajmërimin e projektit të ri

By

Reperi 2po2  ka kohë që nëpër rrjete sociale ka nisur një fushatë promovuese e cila si simbol ka ngjyren  e “Pembe” e pikërisht kjo paralajmëron ardhjen e një projekti të ri I cili do jetë bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Capital T.

Fotoja ku 2po2 shihet mbi para  është e “montuar” dhe sipas gjasave është postuar me qëllim të promovimit të mëtutjeshem të këtij projekti.
Kënga do të jetë në kuadër të albumit të tijë “2020” i cili pritet të publikohet në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit tetor.
Vlen të theksohet se 2po2 ka pasur edhe në të kaluarën bashkëpunime me këta dy artistë veq e veq dhe që kanë rezultuar ne projekte mjaftë të suksesshme, andaj edhe kësaj rradhe me forcat e bashkuara nuk do ketë vend për surpriza.
Mes tjerash pjesë të projektit “2020” të 2po2 pritet të jenë edhë disa bashkëpunime, ku ndër to vlenë të theksohet edhe bashkëpunimi me rep artistin Unikkatil me të cilin ka pasur bashkëpunime edhe në të kaluarën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm