Prive shpall konkurs për të angazhuar disa praktikantë/gazetarë në seksionin e portalit www.prive.al
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar një CV në adresën elektronike priveklankosova@gmail.com, por edhe duke sjellë një kopje të saj në zyrat e redaksisë, që ndodhen në ish-ndërtesën e fabrikës së amortizatorëve, në zonën industriale Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Kriteret që duhet përmbushur medoemos përfshijnë aftësinë për të punuar nën presion kohor dhe njohuritë e shkëlqyera në drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

CV-të do të pranohen nga 18 Gushti 2016, derisa afati i fundit do jetë data 5 Shtator, ora 16:00.

Vetëm lista e ngushtë e kandidatëve potencial do të kontaktohen për fazat e mëtejme të konkursit