Dafina publikon ‘Kape melodinë’!

By

Duket se Dafina Zeqiri e ka marrë mjaft seriozisht punën e rregullimit të imazhit të saj artistik, e kjo për arsyen e debutimit të saj ndërkombëtar.

Ajo filloi me rrjetin e saj Instagram duke fshirë mbi 90% të fotove e videove që i posedonte, e më pas edhe në llogarinë e saj në Yotube ka fshirë një numër të konsiderueshëm të videove.

Tashmë Dafina, ka filluar publikimin e projekteve të saj ne iTunes, rrjet ky më i famshmi sa i përket lansimit të projekteve nga ana e e artistëve që janë në industrinë muzikore.

E pikërisht sot Dafina, në iTunes, e ka publikar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Lurro, e cila titullohet ‘Kape melodinë’.

E se ky tentim i Dafinës që të depërtoj në skenat ndërkombëtare do të rezultoj i sukseshëm, mbetet ta shohim./Prive.al/

dafina

Artikuj të ngjashëm