Ja se cfarë thotë Armando Sadiku për ndeshjen e djeshme!

By

Ndeshja e djeshme padyshim që për lojtarët e kombëtares shqiptare,ka qenë ndeshja më  rëndësishme që kanë përjetuar, si rrjedhojë e fitores së parë që e shënuan në këtë kampionat.

Ishte goli i Armando Sadikut, ai që bëri që i gjithë shqiptarët të ngrihen njëherësh në këmbë nga gëzimi.

E ky i fundit e ka ndjerë si obligim që pas mbështjetjes së madhe që mori pas atij goli,t’iu drejtohet të gjithëve me një shkrim në njërin nga rrjetet e tij sociale.

Ai,në shkrim gjithashtu përshkruan edhe atë se cfarë ka bërë menjëherë pas shënimit të golit.

‘Në momentin kur shënova golin vrapova drejt stolit sepse doja të ndaja gëzimin me të gjithë shokët e ekipit që janë 23 çuna të mrekullueshëm..’- shkruan Sadiku./Prive.al/

armando

Artikuj të ngjashëm