Bebe Rexha personaliteti i MTV, për muajin qershor!

By

Padyshim që është shëndrruar në një sensacion në tregun muzikorë me stilin që ka.Eshtë shqiptarja Bleta Rexha ose ndryshe njohur si Bebe Rexha,
kjo që karrierën e saj muzikore e ka nisur me hapa mjaft të mëdhenj.

Gjatë rrugës në këtë fushë ajo ka bashkëpunuar me disa nga artistët më me nam nërkombëtar si: Rihanna,Eminem,Nicki Minaj,David Guetta etj.

Ajo është shpallur edhe si personaliteti i muajit qershor në ‘MTV Push’,i cili ky i fundit bënë promovimin e artistëve që janë te rrugë e sipër për tu shëndrruar në emra të mëdhenj.

Gjithashtu Bebe ka realizuar një intervistë me këta të fundit ku edhe shpalos gjithcka të sajën.

‘Unë kurrë nuk kam dashur ta zgjedh rrugën më të lehtë…Unë kam qenë ajo vajzë e cila nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës apo në ditën e diplomimit,për
arsye se isha shumë e zënë duke punuar me producent dhe duke bërë muzikë’ -shprehet këngëtarja.

Në mes tjerash ajo sqaron se si ka rrjedhur emri i saj artistik ‘Bebe’,nga vetë prindërit,të cilët e thërrisnin ‘Bee’ që në gjuhën angleze nënkupton bletë.

Gjithashtu gjatë intervistës tregon se  preardhja e familjes së saj  është shqiptare./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm