Kjo është arsyeja pse Rezarta Shkurta vazhdon të buzëqesh!

By

Pushimet luksoze dhe veturat e shtrenjta.Për këto përflitej jo shumë kohë më parë këngëtarja Rezarta Shkurta që zinte faqet e para të shtypit rozë me mënyrën e jetesës së saj.

Ajo ka rreth 8 vite që është martuar me nipin e ish-dikatorit shqiptar Enver Hoxha,Ermal Hoxha,me të cilin nga kjo martesë e gëzojnë edhe një vajzë,Herën.

Në fillimin e vitit 2015, burri i saj,Ermali u arrestua në një super operacion që vuri nën pranga trafikantë droge,ku bëri që për këngëtaren të përmbysej gjithcka,mirëpo që ajo parapëlqen ta quaj si ‘stuhi’

Rezarta që po i mungon muzikës, fokusin e saj e ka përqendruar tek rritja e vajzës Hera dhe zhvillimit të kompanisë me po të njejtin emër që realizon sete fotografike të çifteve dhe foshnjave të posa lindura.

Pavarësisht kësaj duket se është po vajza e saj e cila të ëmës vazhdon edhe ia rikthen buzëqeshjen vazhdimisht.Në një video të publikuar nga vet këngëtarja shihet Hera,tashmë jo një vajzë e vogël sic jemi mësuar ta shohim, duke kaluar një kohë të bukur me Rezartën.Këngëtarja ndryshe i’u është adresuar asaj edhe si ‘Dashuria ime e vogël’./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm