Ekskluzive: ‘Pa Hile’, kundërpërgjigja e Gold AG për Noizyn ?!

By

I ka kënduar nënës, heronjve të atdheut e kombit, por Gold AG sapo është rikthyer me një krijim muzikor që duket se totalisht i është drejtuar një reperi.

Reperi ka goditur para pak minutash me një projekt të titulluar ‘Pa hile’, publikuar në kanalin zyrtar të reperit që menaxhohet nga OnAir.

Kënga me videoklip nga M Production e normalisht me tekst të Arianit, flet për një miqësi me një reper që është prishur nga tradhëtia e dyfytyrësia.

Goldi në tekstin e këngës shpreh zemërimin për një lloj thike pas shpinës nga dikush që e ka konsideruar vëlla. Në pak sekonda nga publikimi, pyetja që vloi është – NJË KUNDËRPËRGJIGJE PËR NOIZYN ?!

Janë disa pjesë të tekstit që shtyjnë të mendosh se ky krijim muzikor është replikë për reperin nga Shqipëria.

‘Se anglisht sdu me knu se amerikan fansa skena.

Se kom like ma shum se ka peshqi kejt Durrsi

 As si knoj vetures automobilit as makines

 Dijen e harxhoj ntekste e jo nvideoklipe

Këto fjali të shkëputura nga teksti i ‘Pa hile’ ngjallin dilema për dedikim të mundshëm për Rigelsin që nxeu gjakrat me ‘Ju njoh mir’ ku mes tjerash përmend ‘repin popullor’ e që u aludua se ishte thumb ndaj preshevarit.

Prive.al pasi u informua për disa spekulime që qarkulluan në qarqe të ndryshme në lidhje me faktin se ky projekt është diss ndaj Noizyt kontaktoi Gold AG i cili nënvizoi se nuk bën ‘dissa’.

‘Veq për njerëz me dy ftyra. Kujna i përshtatet e bajt me shnet‘ – u shpreh Ariani për Prive.

Dedikim apo jo, djali nga Lugina e ka ‘çarë’ me tekstin e ‘Pa hile’ duke vulosur faktin se për tekste, ai qëndron si ndër të parët në parët në mesin e kolegëve që kultivojnë këtë zhanër muzikor. /PRIVE.AL/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm