Dua Lipa, më seksi se kurrë në videoklipin e ri! (FOTO)

By

Debutimi në skenën muzikore ndërkombëtare s’është aspak i lehtë dhe këtë duket se po e ka parasysh këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa.

Dua nuk po i lë hapësirë vetes për pushim duke qenë konstant e angazhuar në koncerte në Europë e Amerikë.

Paralelisht me datat e caktuara në një agjendë taman si të një ylli botëror, Dua po punon konstant në këngë të reja dhe albumin që do e ketë gati për pak muaj.

Një periudhë dy apo tre mujore po rezulton të jetë maksimumi i pauzimit nga projekti në projekt për këngëtaren.  Pas ‘Last Dance’ ajo tashmë ka gati projektin e ri që do publikohet me videoklip për katër ditë.

‘Hotter than Hell’ mban emrin kjo këngë që definitivisht e sjell Duan më HOT se kurrë më parë.

Nga pak sa ka zbuluar prej shesh xhirimeve, këngëtarja shihet të ketë eksperimentuar me stil duke shfaqur pak nga linjat e saj të mahnitshme trupore.

Për videoklipin është përkujdesur Emil Nava, një emër shumë i njohur në këtë fushë, bashkëpunëtor i dikurshëm i Ritës që madje kishte qenë në Kosovë në vitin 2012 për xhirimin e ‘Shine Ya Light’.

Kënga do jetë e zhanrit pop dhe tashmë mund të para-blihet në iTunes.

Me ‘Hotter than Hell’ supozohet se vera do jetë e Duas! /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm