Labi zhvendoset në Boston

By

Pak ditë më parë, këngëtari Labinot Tahiri mori rrugën drejt Shteteve të Bashkuara. Por, ndryshe nga zakonisht, qëndrimin në Amerikë Labi nuk do ta ketë disa ditor për arsye koncertesh por për shkollim.

Siç edhe pati deklaruar disa javë më parë, ai është zhvendosur sot në Boston ku nga e hëna do nis mësimet ‘me qëllimin që të marrë dituri të cilën do e shkrijë në vendin e tij’.

Në këtë rrugëtim të ri, Labi ka pasur plotësisht përkrahjen e familjes që i ka dhënë dritën e gjelbër për një largim të tillë, i pari kaq i gjatë nga shtëpia.

‘Uroj që një ditë familja ime do të ndjehën krenarë me mua, po ashtu edhe vendi im dhe i juaji. I falenderoj shumë njerëz që mundohen të kontribojnë në vendlindjen e tyre, dhe që i përkrahën aktivitet tona dhe të juajat.’ – ka thënë mes tjerash këngëtari. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm