Plasin shakatë me interpretimin LIVE të Luana Vjollcës

By

Inkuadrimi i saj në muzikë që nga fillimi ka qenë objekt i diskutimit në media dhe rrjete sociale.

Secili projekt muzikor i prezantueses Luana Vjollca është pasuar tallje në faqe të ndryshme që i kanë këshilluar gjithmonë bukuroshes që të qëndroj larg kësaj pjese.

E debati në lidhje me aftësitë në këndim të saj, është rikthyer sërish pas një performance ‘unplugged’ së fundmi në emisionin E diell në Top Channel.

Interpretimi i ‘Love Yourself’ nga Justin Bieber ka hasur në kritika të ashpra në rrjete sociale nga persona që madje pas dëgjimit të këndimit nga Luana i kanë kërkuar ‘falje’ njëri-tjetrit kur i kanë thënë paraprakisht se nuk di të këndojnë, sepse sipas tyre ka më keq, referuar Luanës.

Se a janë me vend këto gjykime nga persona në rrjete sociale, ju mbetet juve ta vlerësoni vetë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm