Eliza Hoxha për protagonistët e filmit ‘Shok’: Shyqyr Kosova që i ka

By

Në një periudhë kur situata socio-ekonomike në Kosovë është mjaft e rëndë, këngëtarja Eliza Hoxha ka gjetur një gjë pozitive që i jep shpresë.

Për të ndërruar temë nga seanca e parlamentit e gazi lotsjellës, Eliza ka postuar në Facebook një foto të dy djelmoshave që kanë rolet kryesore në filmin ‘Shok’, i nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër.

‘Shyqyr që Kosova ka edhe kësi shokë se na e keni shpif me ka krejt’  – është shprehur ajo.

Kujtojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar zhvillohet të dielën dhe nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova. /Prive.al/

3271cde0d08558059372395f1802d991fb4b58fa59401228ef3874c76a86ca3f

Artikuj të ngjashëm