Adelina Berisha dhe Robb Daddy vijnë me ‘Erën e saj’

By

Disa javë më parë, Adelina Berisha shënoi kthesë në karrierën e saj duke u bërë pjesë e On Records.

Pa humbur shumë kohë kanë pasuar projektet e para nën petkun e familjes së madhe të këtij labeli.

Sapo është publikuar kënga e re e saj në bashkëpunim me Robb Daddy, një tjetër emër i ri i rekrutuar në On Records të cilin kemi pasur mundësi ta shohim në videoklipin e Mozzik ‘Dhezu’.

‘Erën e saj’ mban vulën e Zzapp&Chriss. Për tekstin është përkujdesur Robb Daddy kurse videoklipi është xhiruar nga produksioni XL Films.

Kritikat në minutat e parë nga publikimi janë mjaft pozitive. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm