Bullgarët zgjedhin Dua Lipën të parën!

By

Një ndër mediet më prestigjioze në botë BBC, nuk kishte se si të gabonte kur listoi yllin në ngjitje me origjinë nga Kosova, Dua Lipën ndër zërat e vitit 2016.

Ky vit ka nisur në mënyrë perfekte për Duan e cila nuk po ndalet me koncerte nëpër Europë.

Pëlqyeshmëria ndaj saj nuk është kufizuar vetëm në Britani të Madhe apo SHBA por edhe në shtete si Bullgaria.

Përdoruesit e aplikacionit Shazam nga ky shtet, kanë zgjedhur ‘Be the One’ si këngën kryesuese më të preferuar të tyre që më pas ka zënë vend në ballinën e këtij aplikacioni.

Duket se kryesimi në Billboard dhe top lista tjera prestigjioze për Duan është thjesht çështje kohe … /Prive.al/

dua

Artikuj të ngjashëm