Enca tregon formulën e saj të suksesit

By

Miliona shikime në Youtube, këngë të dëgjuara gjithandej e koncerte kudo ku flitet shqip.

Të gjitha këto ndodhën brenda një kohe të shkurtër në karrierën e Encës, por për suksesin duket se u punua gjatë.

Këngëtarja ka treguar përmes një videoje në Instagram se arsyeja e parë shkaku i së cilës ajo gjendet sot në këtë nivel janë ushtrimet e këndimit në shtëpi.

Enca që së fundmi është komentuar shumë për paraqitjen e jashtme, edhe një herë ka dëshmuar vokalin e fuqishëm që posedon duke interpretuar ‘Halo’ nga Beyonce.

Ndryshe, kujtojmë se Enca ishte e para shqiptare që në Youtube ka postuar cover të hiteve botërorë dhe vazhdimisht ka inkurajuar fansat e saj madje edhe duke i lënë videot nga fillimet e saj akoma në internet.

Kjo me qëllimin e vetëm që t’i japë shpresë të tjerëve që ëndërrojnë suksesin për të punuar në të sepse realisht, asgjë nuk është e paarritshme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm