Çka kanë të përbashkët Shkurte Gashi dhe Kida ?!

By

Format e shprehjes së pëlqyeshmërisë për një emër të caktuar të skenës shqiptare, çdoherë e më shumë po marrin trajta shqetësuese.

Ishte Kida ajo që kohë më parë i bëri thirrje fansave të saj që të mos shprehin dashurinë ndaj saj duke gërvishtur trupin e tyre.

E sot, këngëtarja Shkurte Gashi ka hasur në po të njejtën përvojë pasi një fans i saj i ka gravuar incialet e emrit me teh të mprehtë duke e lënduar veten.

Shkurta, përmes rrjeteve sociale është shprehur: Kënaqesi të t’duan njerzit për punën që bën ,dhe mbi të gjitha të vlersojnë si njeri ?? por jo dhe deri në këtë masë,ta gervishesh veten, ju lut që kjo të mos perseritet më, mund te shprehni dashurinë në mënyra tjera, ju vlersoj të gjithëve. Ju dua te gjithëve, Shkurta.

Kujtojmë se këngëtarja, të shtunën që lamë pas në Prive dha një shembull të jashtëzakonshëm duke i bërë dhuratë një fanseje të saj, një dhomë gjumi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm