16 vjet më parë u publikua ’Ushtari i Rrugës’, Besnik Qaka e risjell live

By

16 vjet më parë u publikua kënga ‘Ushtari i Rrugës’ e kënduar nga Ritmi i Rrugës dhe Besnik Qaka.

Pikërisht këtë këngë e cila në atë kohë ishte një hit i madh, Besniku sot nga grupi NRG Band, e risolli në një version live me ndihmën e pianos.

#ushtarirruges 16 years ago
Old but gold’, ka shkruar këngëtari nën videon e publikuar në Instagram.

Kujtojmë që sot grupi Ritmi i Rrugës nuk ekziston për shkak se të dy djemtë i kanë ndarë rrugët dhe kanë tjera profesione, ndërkaq Besniku nuk është ndalur së bëri muzikë që nga ajo kohë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm