10 muaj pa nënën: Ja si e kujton Zanfina më të dashurën e saj

By

Secili person në zemrën e tij një vend mjaft të veçantë e ka për nënën e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me fytyrat tona publike.

Relacion mjaft të fortë me nënën kishte edhe këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili e cila me personin e zemrës u nda përfundimisht 10 muaj më parë.

Ikja e saj la një boshllëk mjaft të madh tek Zani e cila e përjetoi rëndë vdekjen e të ëmës.

Disa muaj pas vdekjes ajo i dedikoi edhe një këngë asaj të cilën e titulloi “M” por kujtimi për të nuk mbaroi asnjëherë me kaq pasi ajo gjen çdo herë diçka të re për t’a përkujtuar. .

Njejt ka ndodhur edhe sot teksa përmes Instagramit ajo ka rikujtuar nënën në 10 mujorin e saj të vdekjes duke treguar se kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë për të. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm