1 vit me Prive.al (Video)

By

28 shkurti i vitit të kaluar shënoi lançimin e portalit më të ri shqiptar të shoëbizit. Ndryshe nga mediet tjera elektronike Prive.al kishte vetëm një kategori, atë të botës së spektaklit duke qenë e vetmja aktualisht në treg me këtë formulë.

Por pavarësisht kësaj, për një vit arriti të servoj lajme të shumta ekskluzive, që pothuajse të gjitha i gjenim më pas duke bërë xhiron e portaleve tjera.

Kjo sipërmarrje e emisionit Prive erdhi si rrjedhojë e shumë lajmeve që jo të gjitha mund të presin të shtunën për tu transmetuar.

Tani pas një viti nga fillimi, Prive.al vjen tërësisht ndryshe në imazhin e saj. Nga sot dizajni por edhe rubrikat kanë marrë formë të re.

Më e thjeshtë për tu lundruar por edhe më e pasur me informacione. Mania ndaj ‘SnapChat’ do të ketë hapsirën e saj me emrin ‘SnaPrive’.

Artikuj të ngjashëm