Soni Malaj rrëfen planet për martesë, kur e ka ndërmend të lidh kurorë?

By

Këngëtarja Soni Malaj ka vite që është në lidhje me biznesmenin nga Tirana i cili quhet Klevi.

Por tashmë asnjë plan për martesë s’është parë në sfond nga këngëtarja e famshme.

Mbrëmë në emisionin Zonë e Lirë, nikoqiri Arian Qani e pyeti nëse pas një kohe kaq të gjatë po planifikon të martohet?

“Jo ende jo. Mendoj se publiku do të dijë më shumë për muzikën time se sa për pjesën private”, ka thënë Malaj.

Përndryshe, historia e tyre nisi vetë dy vjet më parë, pasi u zbulua divorci me balerinin italian, Mirko Luccarelli, që këngëtarja Soni Malaj e cilësoi si tragjedi të vërtetë në jetën e saj, ku nisi fillim i ri, edhe për jetën sentimentale. U zbulua shumë shpejt nga mediat rozë se këngëtarja kishte rënë në dashuri sërish me një djalë nga Tirana, që quhej Klevi. 

Ajo kishte nisur bashkëjetesën në Tiranë me të dashurin e saj Klevin dhe vajzën nga martesa me Mirkon, Annën, tashmë 6-vjeçare. I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është biznesmen i një bar-kafe në Tiranë. 

Artikuj të ngjashëm